Pasi u shkarkua Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi në mbledhjen e 278-të pra, më 20 nëntor, këtë të hënë në mbledhjen e 279-të të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) po merr pjesë ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj, i zgjedhur nga pesë anëtarë të KPK-së, raporton Ekonomia Online.
Mbledhja e Këshillit nisi me një orë vonesë nga orari i planifikuar.
Por njëri nga anëtarët ka kërkuar që Qalaj ta lirojë sallën dhe në mënyrë që të vazhdojë Këshilli punën e vet.
Ai ka rikujtuar se Besim Kelmendi përveç padisë do të bëjë dhe ankesë në Gjykatën Supreme.
Agon Qalaj, pas shkarkimit të Besim Kelmendit, në mbledhjen e 20 nëntorit u caktua ushtrues i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.
Mbledhja e Këshillit nisi me një orë vonesë nga orari i planifikuar.
Besim Kelmendi në mbledhjen e 20 nëntorit u shkarkua nga pozita e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

