Në qendër të New Yorkut është parë një kamion që shfaq reklama të ndryshme.
Në mesin e shumë reklamave ka zënë vend edhe një pjesë e fotografive që janë realizuar gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Video është shpërndarë nga ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës Meliza Haradinaj-Stublla.
Në këtë kamion kanë zënë vend fotografia e nënës kosovare duke e ushqyer më gji vajzë ne saj derisa ishte pjesë e kolonës që po e lëshonin Kosovën dhe fotografia e një babai që po qante derisa në dorë mbante fotografinë e fëmijës së tij.
“Faleminderit New York” ka shkruar Haradianj-Stublla në platformën X.
Thank you #NewYork🇺🇸🫶🏼
— Meliza Haradinaj (@MelizaHaradinaj) October 23, 2023
The truth and nothing but the truth! pic.twitter.com/VZQSqX7Srx