Në mesin e të vdekurve nga Covid janë edhe dy persona, 19 dhe 31 vjeç

Prishtinë | 04 Jan 2021 | 15:23 | Nga Ekonomia Online

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se në mesin e personave që kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e COVID-19, janë edhe dy persona të rinj në moshë.

Bëhet fjalë për një 19-vjeçar/e nga Mitrovica dhe një rast 31-vjeç/e në Prizren.

Deri më tani numri total i rasteve me vdekje nga ky infeksion ka shkuar në 1.351.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme