eanca për rastin “Toka” ku është paraqitur para trupit gjykues ish deputeti, Azem Syla, nuk është zhvilluar.
Kjo pasi që gjyqtarja Nora Bllaca, e cila është avancuar në Gjykatën e Apelit, nuk ishte pjesë e trupit gjykues.
Nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës ende nuk kanë marrë vendim se a mund të merr pjesë gjyqtari, Arcadius Sedek.
Në qoftë se ndërrohet gjyqtarja Nora Bllaca atëherë dy dëshmitë e dhëna nga dëshmitarët e mbrojtur duhet të merren që nga fillimi.
Mbi Azem Sylën rëndojnë akuzat për krim të organizuar, pastrim parash, marrje e mitos, keqpërdorim i detyrës zyrtare, evazion fiskal, mashtrim në detyrë, legalizim i përmbajtjes së falsifikuar dhe nxjerrje e vendimeve gjyqësore të kundërligjshme.