Ndonëse nuk kishte kuorum, eksperti ndërkombëtar, Bastian Baumann, i angazhuar nga projekti HERAS+, ka prezantuar analizën për Projektligjin për Agjencinë e Kosovës për Akreditim në Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, raporton Ekonomia Online.
Në ekspertizën e tij, Bauman tha se ligji duhet të ofroj një kornizë dhe jo një rregullore që herë herë detajohet për zhvillimin e arsimit.
Bauman tha se në vazhdimësi i ka dhënë rekomandime në pikat e neneve të ndryshme sa i përket agjencionit. Tutje, ai tha se AKA duhet të caktojë me ligj se kur duhet të aplikojnë Universitetet, por jo të caktojnë afatin që të aplikojnë të gjithë institucionet në të njëjtën ditë.
“Mos i merrni komentet aq autoriteteve por do të ishte mirë që të mos të caktoni data për t’u akredituar. Ju duhet ta caktoni me ligj se sa zgjatë procesi, duhet të caktoni me ligj se kur duhet të aplikojnë, por jo të caktoni afatin që të aplikojnë të gjithë institucionet në të njëjtën ditë. Duhet ta caktoni qartë që agjencioni ka kohën maksimale për trajtimin e aplikacioneve, mund t’ju jepet një afat një vjeçar kërkesave”, tha ai.
“Unë jam për 20 vite kam fillu në reforma të arsimit të lartë, kam bërë analiza të ndryshme ligjorë për shtete të ndryshme të Evropës. Mendoj që roli im këtu është që të kemi mundësi që t’ju ofroj ndihmë apo asistencë. Është hera parë qe jeni duke bërë një ligj për AKA-në dhe është një hap shumë i mirë i cili ka qenë i pritur që të ndermirët më herët dhe është mirëprit nga organizatat evropianë të arsimit”, tha Bauman.
“Mund të them se është një draft i mirë por ka akoma potencial për përmirësim. Shembuj, unë kam përvojë edhe në fushën e ligjeve për arsye se e kam krye fakultetin Juridik, pra kjo është një kulturë ligjore që ndryshon midis vendeve besoj se Kosova është një prej vendeve që i bëjnë rregulloret më të detajuara”, tha ai.
“Ka disa aspekte rregullore të cilat jo saktësisht i përshtaten këtij ligji, kur ta rishikoni ligjin është mirë mi pas parasysh këto rekomandime”.
“Qëllimi i ligjit është për me u përshtat trendëve qe janë në ndryshim e sipër, që të adoptohen në bazë të standardeve specifike, që t’i përshtaten sistemeve që evoluojnë dita ditës”, tha Bauman
“E keni një sistem qe operon dhe shpirti i këtij ligji duhet të jetë pak më i ndryshëm, duhet ta reflektoj se cila është situata aktuale e cilësisë së arsimit. Duhet ta sqaroni më mirë procesin e ndjekjes, që nënkupton procesi që ndodh pas marrjes së vendimit. Është shumë i rëndësishëm ky proces sa i përket sigurimit të cilësisë së arsimit”, tha Bauman.