Në mungesë të kuorumit s’votohet rezoluta e opozitës për KEK-un

Prishtinë | 24 Tet 2024 | 15:12 | Nga Ekonomia Online

Në mungesë të kuorumit nuk u hodh në votim rezoluta e partive opozitare parlamentare për “ta përmirësuar” gjendjen në KEK.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka thënë se rezoluta do të hidhet në votim kur do të ketë kuorum të mjaftueshëm.

Me këtë përfundoi edhe seanca e jashtëzakonshme që u thirr nga LDK-ja për të diskutuar gjendjen në KEK.

Në seancë sërish munguan deputetët e pushtetit.

Të ngjashme