Në mungesë të prokurorit të shtetit, seanca gjyqësore ndaj deputetit Ramiz Kelmendi, është shtyrë për datën 11 nëntor.
Kelmendi, dikur zëvendëskryeministër, akuzohet për veprën penale vjedhje e rëndë, pasi në një nga objektet e biznesit të tij, “Elkos” punëtorë të KEK-ut kishin hasur në lidhje të paautorizuara të energjisë elektrike, raporton KTV.
Vlera e dëmit, ishte përllogaritur në mbi 20 mijë euro.