Në Nëntorin e Shqiptarëve

Prishtinë | 18 Nën 2024 | 12:14 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë Ferit Idrizi dhe drejtorit  për Kulturë, Rini e Sport Izet Miftari, si dhe këngëtari i njohur nga Vushtrria Shaban Krasniqi ishin të ftuar në Malmö të Suedisë nga Unioni i Shoqatave Shqiptare në Suedi, në kuadër të organizimit të Festivalit të Poezisë dhe Këngës Klasike.

Në njoftim thuhet se shqiptarët po kultivojnë e përçojnë atdhedashuri, kulturë e djie, edhe nëpër Institucionet më prestigjioze shtetërore suedeze.

Njoftimi i plotë:

Me Kryetarin e Komunës së Vushtrrisë Z. Ferit Idrizi, Drejtorin për Kulturë, Rini e Sport Z. Izet Miftari, Intelektualin Model dhe Këngëtarin e Mrekullueshëm Z. Shaban Krasniqi, ishim të ftuar në Malmö të Suedisë nga Unioni i Shoqatave Shqiptare në Suedi nga data 14.11.2024-17.11.2024.

Edhepse kemi pasë njohuri për veprimtarinë e tyre, megjithate jemi mbetur të mahnitur, si për organizimin e Festivalit të Poezisë dhe Këngës Klasike, njashtu edhe për Atdhedashurinë dhe mikpritjen e tyre.

Ndjehesh krenar, që je Shqitar.

E para, Festivali u mbajt në një Kështjellë me pamje impozante përrallore mu në qendër të qytetit.

E dyta, dëgjuam e shijuam poezi e këngë të shkëlqyera.

E treta, pamë shqiptarë që kultivojnë e përçojnë Atdhedashuri, Kulturë e Djie, bile-bile edhe nëpër Institucionet më Prestigjioze Shtetërore Suedeze.

E katërta, pamë se Artistë Suedez me renome, që morën pjesë në festival, madje kishin bërë edhe qindra kilometra prej qytetit në qytet.

E pesta, me ditë e orë përjetuam dashurinë e Veprimtarëve si: Ahmet Bella, Fevzi Ademi, Jashar Jashari, Naim Brahimi, Qerim Kryeziu, Fatmir Azemi, Milaim Makolli, Islam Islami, Beqir Shaqiri, Afrim Mikullovci, Faik Ademi,…që nuk u ndanë nga ne për asnjë çast, me gjithë ato angazhime.

E gjashta, e shtata,….

Gëzohem i dashur bashkëfshatar Fevzi Ademi, që t’u bë ëndrra realitet, që me vite e kishe pritur e na kishe ftuar.

Faleminderit Z. Kryetar, që na mundësove këtë udhëtim.

P.S.

Për të shkruar krejt çka përjetuam, duhet ditë të tëra.

Sigurisht se kam harruar dikë ta përmendi dhe kërkoj falje.

Na keni bërë shumë borxhli.

Mirëardhshi në Vendlindje, o njerëz të mirë!

Zoti ju bekoftë!

Të ngjashme