Mediat kanë raportuar gjatë ditës se Dardan Gashi, nga Lista Ibrahim Rugova, ka aderuar në Nismën Socialdemokrate.
Por këtë lajm për klankosova.tv e ka mohuar Endrit Shala, sekretari i kësaj partie.
“Nuk kam informacion nga partia apo nga Dardani se ai ka aderuar apo do të aderojë në Nismë”.
“Ne kemi bashkëpunim dhe kemi pasur sa i përket punës së tij si zëvendëskryeministër, por sa i përket kësaj çështjeje nuk ka asgjë.