Vajza e George W. Bush, Barbara është kurorëzuar, duke organizuar një dasmë sentimentale.
Barbara Bush, vajza e ish-presidentit George W. Bush u kurorëzua me skenaristin Craig Coyne, të dielën në një ceremoni të fshehtë, shkruan People, transmeton lajmi.net.
Të ftuar në këtë dasmë ishin vetëm 20 anëtarë të familjes, ceremoni e thjeshtë, që u mbajt në oborrin e shtëpisë së familjes Bush në Kennebunkport me pamje nga oqeani.
“Një ceremoni shumë e shkurtër dhe e ëmbël”, e përshkruan Barbara dasmën e saj për “People”.
Barabara ka treguar se kishte vënë bylyzyk të gjyshes, të cilën gjyshi ia kishte dhuruar asaj për ditëlindjen e 70-të.
Çifti kishin filluar lidhjen vitin e kaluar, për pak muaj ata vendosën që ta kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë.