Në ditët e sotme, të mbash një marrëdhënie të qetë dhe të jesh gjithmonë në harmoni nuk është aspak e thjeshtë. Mund të të ndodhë shpesh që fare pa dashje të “biesh” në grackën e disa veprimeve që atij jo vetëm nuk do t’i pëlqejnë, por do t’i duken mbytëse hera-herës.Vë në dukje mangësitë e tua
Pse e bën këtë? Shpesh femrat mendojnë se duke i treguar edhe të metat, do ta kenë më të thjeshtë marrëdhënien, por nuk është kështu. Një grup ekspertësh në Britani, që merren me marrëdhënien në çift, vënë në dukje se të metat krijojnë një çekuilibrim në marrëdhënien në çift. Meshkujt mërziten duke ia përmendur gjithmonë mangësitë e tua. Edhe në periudhat kritike, ekziston mundësia e një ndarjeje mes jush. Sado të mundohesh që partneri të të pranojë si anëtarët e familjes, nuk do ta arrish, kështu që mjaft fole për mangësitë e tua. Edhe nëse ke probleme me dhëmbët.
I bën dhurata të ngjashme me të ëmën
Është shumë e gabuar! Duke dashur të tregohesh e dashur dhe t’i pëlqesh, fare pa dashje pozicionon veten në rolin e nënës, me të cilin ai nuk bën asnjë lloj kompromisi. Nëse mendon se një dhuratë si e së ëmës është shenjë e afërsisë dhe kushtimit të vëmendjes, do ta përjashtosh veten nga roli i së dashurës. Kështu që është mirë që në kohë dhuratash të përqëndrohesh vetëm në ato që tregojnë dashuri.
Nuk mendon çfarë do veshësh para se të flesh
Nëse ju jeni një çift që dashuroheni, mendon se kjo nuk ka fare rëndësi. Pasioni kërkon edhe fantazi për t’u gjetur herë pas here. Dhoma e gjumit nuk është gjithmonë ajo tek e cila mund të shkosh vetëm me pizhame transparente, sepse në këtë mënyrë i zbehet magjia. Konsideroje atë një vend, tek i cili pasioni duhet zgjuar, sepse partneri do të të dashurojë edhe më shumë nëse e tërheq seksualisht, kështu që vëre mendjen në punë dhe befasoje.
Jetën seksuale e bën rutinë
Në një kohë kur e ke mësuar se çfarë kërkon ai në shtrat, bie rehat. Nuk eksperimenton më asgjë, por u qëndron besnike lëvizjeve që kanë pasur sukses. Asnjëherë mos mendo se dashuria ka arritur kulmin dhe as mos u bëj peng i dhomës së gjumit vetëm në orët e mbrëmjes. Mos lejo që të vijë dita të të thotë ai që gjërat duhet të ndryshojnë. Sipas studimeve, meshkujt që tradhtojnë më shumë janë ata që janë mërzitur nga rutina e jetës seksuale. Ndaj, kujdes! Merr një laps e një letër dhe shëno disa gjëra të çmendura, me të cilat do t’i tërheqësh vëmendjen.
Bashkë ditë e natë
Të ngjitesh pas partnerit është një nga veset më të këqija dhe gjëja që askush nuk e duron dot. Jo sepse nuk të do, por sepse secili do të bëjë edhe jetën e tij. Është shumë mirë që fundjavat mos t’i kaloni gjithmonë bashkë, por të gjeni variante të tjera. Të qenit larg, me raste dhe me kohë të shkurtër, është një mënyrë shumë e mirë për të provuar dashurinë.