Ministri i Punëve të brendshme, Skender Hyseni, sot ka mbajtur takimin përmbyllës me forumet lokale të sigurisë në Prishtinë.
Gjatë këtij takimit, përfaqësuesi i imamëve të Prishtinës Idriz Gjigolli, ka thënë para të pranishmëve se në një xhami të Kryeqytetit po ushtrohet prostitucioni dhe është bërë vatër e drogës. Ai nuk ka treguar se për cilën xhami bëhet fjalë, vetëm ka thënë se xhamia është duke u rinovuar.
Këtë deklaratë të Gjigollit e ka pohuar edhe Rexhep Sijarina nga Policia e Kosovës. Ai ka thënë se PK kanë marrë telefonata dhe se aty kanë has në raste te narkomanëve dhe prostitucionit.