Në njëvjetorin e vdekjes është përkujtuar regjisori Bekim Lumi. Në këtë akademi të pranishëm ishin familjarë, aktorë e shumë persona të tjerë që deshën artin e tij, shkruan EkonomiaOnline.
Gjatë kësaj akademie Bekimi është kujtuar si figurë e rëndësishme e artit në Kosovë, duke u nderuar me këngë e vargje kushtuar atij.
Këngëtarja Shpresa Gashi tha se Lumi do të kujtohet gjithnjë për punën e tij që ka bërë në kulturë.
“Ne e njohim Bekimin si njeri të artit dhe të letrës, qoftë i përjetshëm kujtimi për Bekim Lumin”, ka thënë ajo
Ndërsa Aktorja Melihate Ajeti ka thënë se të gjithë ata që punuan me Bekim Lumin kanë qenë të bekuar.
“Bekimi ka qenë i bekuar gjithashtu të bekuar kanë të gjithë ata që punuan me Bekimin, veçanërisht e ka dashtë gjuhën shqipe ai me kujdes e ka kultivuar atë edhe tek aktorët”, tha ajo.
Edhe regjisori Fadil Hysa, vlerësoi aktorin e ndjerë, ndërsa tha se populli duhet të besojë në artë.
“Është vështirë me thanë atë qe duhet të thuhet, emri i tij janë dy fjlaë të thella. E njoh Bekimin prej kur ka dashtë me u bë aktorë, ky popull duhet me fillua me besua në artë nëse do me pa të ardhme. Shqiptarët janë dëshpëruar në gjithçka.
Bekim Lumi ka qenë këmbëngulës, me sëmundjen e rëndë që e ka pas ka punuar shfaqje, kjo është një dashuri e lartë ndaj artit. Çdo përvjetorë të tij ne e kemi obligim me shpërnda këtë mesazh”, tha ai.
Kujtojmë se Lumi ishte një ndër regjisorët më të vlerësuar në fushën e teatrit në Kosovë, profesor në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës.
Ai është vlerësuar me Mirënjohje Speciale “Sound of MESS” me shfaqjen “Këmisha e gjakut”, Festivali Ndërkombëtar i Teatrit MESS, Sarajevë (Bosnje e Hercegovinë). Në vitin 2011 ka marrë çmimin “Shfaqja më e mirë muzikore” për shfaqjen “Çifti Martin”, Festivali Ndërkombëtar i Teatrit Kamertal – Vratza (Bullgari). Çmimi “Shfaqja më e mirë” – Shfaqja “Mësimi”, Festival International del Teatro – Lugano (Zvicër).
Bekim Lumi u nda nga jeta më 30 korrik 2018 pas një sëmundje. /EO/