Në ora 12:00 do të mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje e ku pritet të caktohet emri i një mandatari për kryeministër, pasi që me 26 tetor, kryetari i kësaj partie, Albin Kurti nuk arriti që t’i sigurojë 61 vota për ta formuar qeverinë e re.
Kurti në takimin që thirri presidentja me partitë politike për konsultime, i kërkoi ditë shtesë dhe një takim tjetër, pa çka sipas Kushtetueses presidentja duhet ta respektojë.
Pak më parë Agjencia e Lajmeve Ekonomia Online ka raportuar edhe për një takim të shkurtër që është mbajtur këtë të martë mes Kurti dhe Osmanit.