Pas përfundimit të shpalljeve publike për te përfituar parcela në Parkun e Biznesit në Drenas, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë, Besian Mustafa, kanë nënshkruar kontratat me pesë biznese përfituese që do të vendosën ne këtë zonë prodhuese.
Me vendosjen e këtyre bizneseve, Parku është plotësuar me biznese prodhuese. Me këtë rast, kryetari Lladrovci, tha se nënshkrimi i këtyre kontratave të reja, përpos që do të jenë konkurruese në tregun e brendshëm, ato do të kenë edhe tregun e jashtëm dhe do të krijohen vende të reja të punës.
Në Parkun e Biznesit në Drenas, janë vendosur biznesi “Euromodel”, “PowerPasck”, “Bereqeti”, “Beni Dona” dhe “Klea”.