Në Klinikën e Pediatrisë gjegjësisht në repartin Covid janë duke u trajtuar tre fëmijë, dy në gjendje stabile dhe një në gjendje të rëndë shëndetësore, ka thënë në një intervistë për Ekonomia Online, doktoresha Violeta Grajqevci.
“Numri i rasteve që janë të hospitlaizuar në Klinikën e Pediatrisë gjegjësisht në repartin Covid janë tre fëmijë. Gjendja e dy fëmijëve është stabile kurse fëmija i tretë është me frymëmarrje të asistuar dhe në gjendje të rëndë shëndetësore. Për momentin vetëm njëri prej tre fëmijëve është në oksigjeno-terapi në gjendje të rëndë”.
Doktoresha Grajqevci tha se nuk kanë pasur asnjë rast të vdekjeve me variantin e ri të Covid-19.
“Ne nuk kemi pasur numër të vdekjeve me variantin e ri të sëmundjes me Covid-19. Kështu që për momentin nuk mund të flasim për shkaqe të vdekjes sepse nuk kemi pasur ndonjë rast të tillë”.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon në total numri i rasteve aktive është 25 290.
MSH bën të ditur se numri i përgjithshëm i të shëruarve është 124 711, ndërsa nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2 657 persona.