Stafi i Pediatrisë në Gjilan rezultojnë negativ, rifillon puna në repart

Prishtinë | 14 Maj 2020 | 08:28 | Nga Ekonomia Online

Puna në repartin e Pediatrisë në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit ka rifilluar pasi stafi mjekësor rezultuan negativ në testin e Coronavirusit.

Lajmi është bërë i ditur nga shefi i repartit Dr. Sadik Rashiti, i cili ka thënë se vendimi është marr nga drejtori i Spitalit Dr. Nisret Hajrullahu, pas konsultimeve me inspektoratin sanitar, IKShPK-në dhe inspektimin e repartit pas dezinfektimit.

“Drejtori i SP-Gjilanit, Nisret Hajrullahu pas konsultimit me inspektoratin sanitar dhe ISHKP si edhe inspektimin e Repartit pas dezinfektimit komplet merret vendimi që të filloj puna n Repartin e Pediatrisë gjithnjë duke i marr për bazë që rastet e infektuara dhe kontaktit mbesin edhe më tutje në vetizolim – karantinim, atyre ju urojme shërim të shpejt dhe kthim në vendet e punës. Pra stafi shëndetësor nuk është i kompletuar, por mundë të funksionoj pa problem për ketë periudhë kohore 24/7″.

“Që nga fillimi i Pandemisë ne si Repart kemi qen të mobilizuar dhe të përgatitur maksimalisht për tu përballur me ketë Pandemi globale Covid 19 e cila për neve si profesionist shëndetësor nuk ka qen befasi ngase ne jemi të përgatitur që gjithmonë të jemi përballë pacientit e sidomos fëmijëve tanë të cilët janë popullata më e ndjeshme dhe ka specifiken e veçantë të trajtimit shëndetësor”, ka sqaruar Rashiti.

Rashiti tha se natyrisht gjatë kësaj periudhe që nga 13 marsi kur është shpallur Pandemia jemi ballafaquar edhe më parë me raste të dyshimta, por të cilat fal vigjilencës sonë janë udhëzuar për në QKUK – Prishtinë ku janë testuar dhe kanë marr trajtimin e duhur.

“Nga e gjithë kjo punë e pandërprerë në ketë periudhë me Coronavirusin sars-cov 2, ndihemi krenar që fëmijët tanë i kanë shpëtuar infektimit me ketë virus vdekjeprurës! Rekomandimi ynë mbetet konform udhëzimeve të organeve kompetente si IKShP dhe MSh, si edhe Shtabit të Emergjencës të komunës së Gjilanit në krye me Lutfi Hazirin, që edhe më tutje të i përmbahemi në tërësi, pra mos të ketë lëvizje të pakontrolluara, tubime e dalje të panevojshme. Pra rrini në Shtëpi!, bashkë do ja dalim” ka thënë Sadik Rashiti shef i repartit të Pediatrisë në Spitalin e Gjilanit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme