Policia e Kosovës ka bërë me dije se dje (23.12.2019) rreth orës 14:53 në rrugën ‘Adem Jashari’ në Pejë, ka ndodhur një rast i rrahjes, ku ishin të përfshirë disa persona të moshave të ndryshme.
Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë, përkatësisht njësitet nga stacioni policor Pejë, me të marre ketë informatë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes por nuk i kanë hasur personat të cilët kishin qenë të involvuar në rastin e rrahjes.
Ndërkaq, pas një pune intensive operativo-hetimore kanë identifikuar të dyshuarit të cilët i kishin sulmuar viktimat duke i goditur me grushte dhe shufra, me ç’rast ju kanë shkaktuar lëndime të lehta trupore.
“Policia pas identifikimin të dyshuarve ka arrestuar dhe ndaluar për 48 orë me vendim të prokurorit shtetit, personat P. A., lindur në vitin 1986, Q. A., lindur në vitin 1997 dhe J. A., lindur në vitin 1996, që të tre meshkuj shqiptarë të Kosovës”, ka njoftuar Policia.
Kurse i dyshuari i katërt është i njohur për Policinë dhe është në kërkim për ta arrestuar.
Dy viktimat kanë pranuar tretman mjekësor dhe me pas janë intervistuar nga hetuesit.