Një rast tjetër i dhunës në familje është raportuar në qytetin e Pejës. Të hënën në orët e mbrëmjes, gruaja ka kontaktuar policinë me arsyetimin se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti.
“Viktima femër K-shqiptare raporton se pas një mosmarrëveshjeje me bashkëshortin e saj, të dyshuarin mashkull K-shqiptar, ai e kishte sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendime të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.