Në Pejë e Deçan, policia gjen mjete të pashpërthyera

Prishtinë | 11 Kor 2017 | 10:57 | Nga

Policia e Kosovës ka raportuar se në raste të ndara janë gjetur mjete të pashpërthyera në komunën e Deçanit dhe Pejës.

“Fshati Llukë e Epërme, Deçan, më 10.07.2017-08:15. Një mashkull K/Shqiptar ka informuar se derisa ishte duke punuar në oborrin e shtëpisë së tij, kishte hasur në një mjetë të dyshuar të pashpërthyer. Njësiti policor ka bërë sigurimin e vend-ngjarjes ndërsa njësiti për deminim i FSK-së ka bërë tërheqjen e mjetit pa incidente”.

“Fshati Qyshk, Pejë, më 10.07.2017-11:30. Një mashkull K/Shqiptar ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar në asfaltim në rrugën përballë shkollës së fshatit ka hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer. Njësiti policor ka bërë sigurimin e vendit te ngjarjes ndërsa njësiti për deminim i FSK-së ka bërë tërheqjen e mjetit”, thuhet në raport të policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme