Policia e Kosovës njofton se në Pejë me datë 06.10.2019, në orën 19:15, ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se te shtëpia e tij ka hasur në një person të panjohur afër dritares së shtëpisë, i cili me të vërejtur ankuesin fillon të largohet nga vendi i ngjarjes.
Sipas raportit policor ankuesi vrapon pas të dyshuarit mirëpo i dyshuari nuk ndalet, por drejton pistoletën duke shtënë në drejtim të viktimës, i cili nuk ka pësuar lëndim.
I njëjti i përgjigjet duke shtënë në drejtim të personit të dyshuar por nuk raportohet për të lënduar.
Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë kompetente dhe prokurori.