Nesër, në qendër të qytetit të Pejës organizohet protestë masive kundër ndërtimit të laurës në Grykën e Rugovës.
Komuniteti i zonës së Rugovës dhe qytetarët e Pejës në përkrahjen e shoqërisë civile organizojnë këtë protestë në shenjë pakënaqësie për veprimet e institucioneve në ndërtimin e laurës (rampës) në Grykën e Rugovës pa diskutime paraprake dhe pa ditur se për çka po ndërtohet ajo.
Banorët e shohin këtë si një kufizim të zhvillimit të kësaj zone dhe qasje të lirë të qytetarëve në këtë zonë turistike.