Po vazhdon ngritja e çmimeve për produkte të ndryshme ushqimore në Kosovë.
Një nga këto produkte është edhe buka. Në disa furra në komunën e Pejës është marrë vendim që nga sot të rritet çmimi i bukës.
Nga 40 cent sa ka qenë, qytetarët në këtë komunë do të duhet të paguajnë 50 cent për një bukë.
Po ashtu, është rritur edhe çmimi i byrekëve, i kafes e i rakisë.
Një byrek nga 70 centë do të kushtojë 1 euro në Pejë, ndërsa një kafe 70 centë. Deri më tani kushtonte 0,5 euro.
Që nga sot, në qytetin e Pejës janë ngritur dhe çmimet për taksi, ku nga 1€ sa ishte starti, tash duhet paguar 1.50€.