Me anë të një fotografie bashkë me hoxhën dhe humanistin, Halil Kastrati, reperi Capital T ka dhënë një mesazh të fuqishëm.
Capital T në InstaStory ka publikuar një fotografi përmes së cilës falënderon Zotin për gjithçka që i solli gjatë këtij viti, shkruan lajmi.net.
“Gati fundi i vitit. Po hyj në 2019. I lumtutr dhe i mbushur, Faleminderit Zot. Mos harroni të dhuroni”, ka shkruar reperi.
Në foto, ai shihet bashkë me hoxhën dhe humanistin Halil Kastrati dhe një fëmijë, gjatë një aksioni humanitar.
Për ndryshe, projekti i fundit nga Capital T është “Bomba”, këngë e cila u prit mirë nga fansat e tij.