Milot Rashica është lënduar në ndeshjen hapëse të Bundesligës me Werderin që u mposhtë 3-1 në shtëpi nga Duseldorf.
Milot Rashica startoi nga minuta e parë dhe madje dhuroi asistin në golin e vetëm të Werderit, por u largua nga fusha në minutën e 66-të.
Trajneri i Werderit, Florian Kohfeldt pas ndeshjes ka thënë se e largoi nga loja yllin kosovar pasi ky i fundit është duke pasur dhimbje të herë pas hershme në kofshë.
“Vetëm shpresojmë që të mos bëhet fjalë për diçka serioze,” ka thënë Kohfeldt.
Ky lajm nuk është aspak i mirëpritur për Kombëtaren e Kosovës pasi në shtator do të luajë dy ndeshje kualifikuese të Euro 2020, ndaj Çekisë dhe Anglisë.
Për trajnerin Bernard Challandes mund të themi se tani kanë filluar kokëçarjet pasi ai nuk mund të llogarit as në Arbër Zenelin dhe Hekuran Kryeziun që janë poashtu të lënduar.
Le të lutemi që Miloti të mos ketë diçka serioze pasi do të ishte hendikep i madh për Kosovën.