Një grua në Prishtinë ka raportuar se dje është sulmuar fizikisht nga djali i saj i cili vuan nga një sëmundje psikike.
Sipas raportit 24 orësh të policisë viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.