Në Prishtinë gjatë pandemisë u rinovuan 6 shkolla, këtë vit ndërtohen dy të reja

Prishtinë | 11 Maj 2020 | 08:10 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komuna e Prishtinës ka në plan që këtë vit të ndërtoj dy shkolla dy kopshte si dhe adaptimin e një kopshti në fshatin Kolovicë. Këtë e ka bërë të ditur në një intervistë për Ekonomia Online, drejtoresha e Arsimit, Shpresa Shala.

“Ne këtë vit kemi plane për ndërtimin e një shkolle profesionale dhe gjithashtu Qendrën e Kompetencës me bashkëfinancim, gjithashtu do të fillojmë edhe ndërtimin e dy kopshteve dhe adaptimin e një kopshti në fshatin Kolovicë për fëmijët e atij fshati”.

Ajo më tutje është shprehur se kjo periudhë e mësimit në distancë ka shërbyer që të rinovohen gjashtë shkolla dhe të intervenohet në rregullimin e inventarit.

“Kjo kohë ka shërbyer pozitivisht për renovimet, ne i kemi shfrytëzuar kontratat të cilat i kemi pasur aktive me buxhetin e vitit 2019 dhe jemi duke rinovuar për momentin 6 shkolla, jemi duke bërë gëlqerosje,jemi duke rinovuar nxehjet qendrore dhe duke i bërë të gjitha punët me të gjitha kontratat të cilat i kemi aktive”.

“Disa ditë kemi pasur pengesa për shkak të ndalesave nga ministria e shëndetësisë dhe IKShP-ja mirëpo tani jemi duke punuar me kapacitete të plota”.

Më tutje ajo shprehet se mësimi në distancë është duke u zhvilluar pa probleme dhe se janë në komunikim të vazhdueshëm me mësimdhënësit ku mbi 90% e nxënësve janë duke ndjekur mësimin online, raporton Ekonomia Online.

“Momentin që ka filluar ministria e arsimit me shfaqjen e mësimeve online në RTK, atëherë ne si komunë na është dashur të organizojmë komunikimin e mësimdhënësve me nxënës dhe pjesën e vlerësimit gjithashtu pasi që nuk mund të konsiderojmë që viti ka humbur dhe jemi duke bërë përpjekje maksimale në baza ditore që t’i monitorojmë shkollat dhe t’i udhëzojmë me mënyrën se si duhet punuar me nxënësit me mësimin në distancë”.

“Konsideroj që është diçka e re për neve mirëpo shumë shpejtë edhe mësimdhënësit u janë përgjigjur pozitivisht kësaj situate dhe janë duke komunikuar në baza ditore me nxënësit, janë duke u bërë vlerësime janë duke u përcjell për detyrat e shtëpisë, dhe në një mënyrë janë mobilizuar të gjithë bashkë me prindërit të cilët u jemi shumë falënderues dhe janë duke zhvilluar mësimin në distancë duku mbi 90% e nxënësve janë të përfshirë”, tha ajo pwr EO.

Shala ka thënë se mbajta apo jo e testit të maturën është vendim që i takon ministrisë së Arsimit, por që mund të jetë e padrejtë ndaj nxënësve dhe mund të ndikoj në pranimin e tyre nëpër fakultete.

“Është vendim i ministrisë së Arsimit ta marrin vendimin për mbajtjen e testit të maturës apo jo por njëkohësisht konsiderojë që nëse nuk do të  mbahet do të jetë problematikë e regjistrimit në fakultete apo për semimaturën e shkollave të mesme, por prapë nuk është shumë e drejtë për nxënësit të cilët kanë marrë mësimet online, por nuk mund ta kenë efektin të cilin e ndjekin në shkolla”.

Të ngjashme