Në Prishtinë sot është hapur kuzhina popullore për qytetarët në nevojë.
Këtë e bëri të ditur kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook.
“Sot fillojmë me kuzhinën popullore – për qytetarët në nevojë. Çdo mbrëmje për të ndihmuar. Më shumë solidaritet, barazi e mirëqenie. Falënderojmë të gjithë ata që po ndihmojnë”, shkroi Ahmeti.