Këshilli i Nxënësve të Prishtinës, së bashku me nënkryetarin e Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, kanë bërë homazhe dhe kanë ndezur qiejt për viktimat e sulmit terrorist në Zelandën e Re, raporton Ekonomia Online.
Më këtë rast, nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli, ka thënë se nuk duhet tolerancë për raste të tilla.
“Është një ngjarje që nuk do të duhet të tolerohej e të ndodhtë askund ne botë. Ne lutemi që ky të jetë rasti më i fundit në botë”, ka thënë Pacolli.
Ndërsa, Amar Rama, kryetar i Këshillit te Nxënësve të Prishtinës ka thënë se si nxënës dënojnë ashpër sulmet e tilla terroriste.
“Kjo tregon revoltën tonë ndaj akteve terroriste të cilat cenojnë drejtpërdrejtë integritetin dhe lirin e shprehjes integritetin lirin racore kobtare apo fetare. Këshilli i shkollës sonë dënon çdo akt tjetër që është jo njerëzorë”, u shpreh Rama, raporton Ekonomia Online.
49 besimtarë myslimanë u vranë me armë zjarri në dy xhami, në qytetin Christchurch të Zelandës së Re, në kohën kur kishin shkuar për ta falur namazin e xhumasë.
Në këtë sulm terrorist, mbetën të plagosur më shumë se 40 të tjerë.
Sulmi i parë ndodhi në xhaminë Al Noor, e cila ndodhet në qendër të qytetit. I menjëhershëm ka qenë reagimi i liderëve nga mbarë bota.
Myslimanët përbëjnë vetëm 1% të popullatës së Zelandës së Re, ose 49 mijë banorë.