Ka filluar takimi i organizuar nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) dhe Komiteti i Transportit i Bashkimit Evropian, ku të ftuar janë gjashtë ministrat e Infrastrukturës nga Ballkani Perëndimor, raporton Ekonomi Online.
Të pranishme në këtë takim janë krahas Kosovës dhe Shqipëria, Bosnja, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.
E ftuar në këtë takim ministror ishte edhe Serbia, e cila nuk ka ardhur. Por, ajo do të jetë pjesë e takimit nëpërmes platformës online.
Ky takim mbahet për herë të parë në Prishtinë dhe kryesohet nga ministri Liburn Aliu.