Publicisti, Nexhmedin Spahiu ka shprehur pakënaqësi pasi që askush nga Ambasada e Kosovës dhe Ambasada e Shqipërisë në Shkup, nuk morën pjesë në promovimin e librit të tij.
Spahiu ka thënë se i ka ftuar të parët në promovimin e librit të tij, por nuk i kanë shkuar.
“Per habine time ne mesin e diplomateve te pranishem ne promivim nuk ishte asnje nga ambasada e Kosoves apo nga ambasada e Shqiperise ne Shkup edhe pse nuk kisha harruar t’i ftoj te paret.”, ka shkruar Spahiu.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i U.d i ambasadorit të Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Prindon Sadriut.
Sadriu ka thënë se ambasada ka prioritete e angazhime zyrtare dhe jozyrtare.
“Ambasadat kanë prioritet angazhimet dhe agjendat zyrtare, perfshi takimet zyrtare dhe percjelljen e delegacioneve nga Republika e Kosoves ne Shkup. Me pas vijne aktivitete tjera te karakterit jozyrtar. Ambasada ne Shkup ka qene korrekte ne komunikimin me ju.”, thuhet në komentin e Prindon Sadriut.
Kujtojmë që nuk është hera e parë që Prindon Sadriu, kapet me komente në rrjetin social “Facebook”
Ndryshe,. Spahiu ka thënë se promovimi i librit të tij në Shkup, u bë në prani të Presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski si dhe diplomatë të tjerë.