Një sasi e konsiderueshme lënde narkotike e llojit kanabis sativa është kapur në Morinë.
Droga ishte futur në 7 thasë dhe po transportohej drejt Kosovës. Policia ka arrestuar poseduesin e drogës, shtetasin N.B.
Siç transmeton mapo, pas kontrollit të ushtruar këtij shtetasi, strukturat e kanë ndaluar për hetime të mëtejshme.
“Strukturat e Antitrafikut pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave në bashkëpunim me Policinë kanë kapur një sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike të tipit kanabis sativa. Këto struktura kanë ndaluar shtetasin me inicialet N.B. i cili ka tentuar të kalojë kufirin shqiptar drejt Kosovës, nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Qafë Morinës”, thuhet në njoftim.