Dje në sheshin “Ibrahim Rugova”, Prishtinë, është arrestuar një person për mbjellje të kanabisit.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti ka vendosur një vazo ku kishte të mbjellë kanabis. Është kontrolluar në lokacionin e tij ku ka pasur edhe 51 copë bimë kanabis”, thuhet në raportin e policisë.
I dyshuari kishte të meta mendore ku posedonte dokumente të mjekut. Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt dhe rekomandon për kontrollim mjekësor.