Në QKUK vjen një person nga Shqipëria, i nënshtrohet kontrollit për Coronavirus

Prishtinë | 11 Mar 2020 | 13:55 | Nga Ekonomia Online

Një person nga Shqipëria sapo ka arritur në Kosovë, është dërguar direkt në Kliniken Infektive në QKUK, për t’iu nënshtruar kontrolleve se a është i prekur më Koronavirus, shkruan Gazeta Insajderi.

Ky person është sjellë me ndihmë të shpejt në Klinikë. Pas disa minutash qëndrim brenda ambulancës, ky person është tërhequr nga aty me ndihmën e një doktori i pajisur me masa mbrojtëse.

Ndonëse pyetjet ishin të shumta, një doktor ka treguar për të pranishmit aty që është nga Shqipëria dhe vetëm po i nënshtrohet kontrollit.

“Ne e kemi për detyrë ta kontrollojmë”, citohet të ketë thënë ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme