Në rastin e Veton Elshanit nuk janë ruajtur të dhënat personale, avokati bën përgjegjës MPMS-në

Prishtinë | 22 Tet 2020 | 12:16 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, ka raportuar Kujtim Kerveshi, avokati i Veton Elshanit, lidhur me përfitimin e statutit të tij si invalidë i luftës, raporton Ekonomia Online.

Kerveshi ka thënë në rastin e Elshanit nuk janë ruajtur të dhënat personale. Ai ka thënë se është hipokrizi që Elshani të jetë pjesë e etiketimit publik.

Kërveshi ka thënë se për publikim e të dhënave duhet kërkuar përgjegjësi nga Ministria e Punës dhe Mirëqenie Sociale përkatësisht Divizionit DFITL, që ka bërë publike emrat e këtyre personave .Ata e kanë pas obligim ligjor ti ruajnë ato shënime.

“Për grupin punues për shqyrtimin e peticioneve kemi thirr këtu të raportojë Kujtim Kërveshin për rastin e Veton Elshanit lidhur me përftimin e statutit ligjor të invalidit të luftës.

“Në kohën kur ata kanë aplikuar s’kanë pasur shkallën e validitetit për të arritur fitimin. Për këtë komisioni është me rendësi më kuptua gurthemelin e shtetit ligjor. Për mua është hipokrite që Veton Elshani të jetë etiketim publik. Të dhënat personale të veteranëve s’janë ruajtur”, ka thënë ai..

Valdete Idrizi anëtare e komisionit nga radhët e PDK-së, ka thënë ndihet keq për linçimin që i është bërë Elshanit.

“Shpreh keqardhje për procesin e padrejtë që iu është bërë Elshanit. Linçimi që ju ka bërë atij. Ne si komision s’do të heshtim që bashkë me avokatin e ri do të adresojmë që mos me ndodhë më. Shteti duhet të ketë siguri juridike dhe mbrojtje të të dhënave. Do ta adresojmë këtë çështje bashkë me Avokatin e Popullit”, tha ajo.

Teuta Haxhiu, nga radhët e AAK-së, tha se shteti është dashur t’i shpërblejë dhe t’i mbrojë këto kategori.

” Në kohën kur s’kishte ligj ka qenë më e lartë shkalla e validitetit dhe unë nuk e shoh që këta kanë filluar  me përfitime. Mbi të gjitha shteti është dashtë t’i shpërblej këtë kategori e jo të lejoj keqpërdorime. Ne mund të bisedojmë prapë me Avokatin e Popullit e Prokurorinë vetëm për të marr informacione për këtë rast se ku është ky proces”, tha ajo.

Veton Berisha tha se Elshani ka pasur përgjegjësi të lartë institucionale dhe duhet vazhduar këtë proces.

Dude Balje, kryesuese e komisionit tha se duhet pasur një ligj më serioz që mbron të gjithë qytetarët.

“Duhet me pas një ligj më serioz ku respektohet çdo person dhe të drejtat e tyre. Me ndihmën tuaj dhe të Avokatit të Popullit ne do të bëjmë një hap të dytë. Ne si deputet do të mundohemi të ndihmojmë këtë person dhe 173 të tjerë”, tha ajo.

Saranda Bogujevci nga radhët e Vetëvendosjes, ka pyetur avokatin nëse ka marrë përgjigje se cfarë është ndërmarrë deri më tani për këtë rast.

Kerveshi ka thënë se deri më tani nuk kanë marr asnjë informacion

“Ka raste si avokat që e lë prokurorinë të vazhdojë punën por ky rast është i thjeshtë. Ne kemi ushtruar një padi dhe kemi kërkuar mbrojtje nga Agjencia për mbrojtjen e të dhënave. Nga institucionet s’kemi marr asnjë informacion asnjë lloj feedback-u”, tha ai

Në këtë komision ka raportuar edhe Jahir Bejta  nga OJQ “Zëri i Popullit”, i cili ka kërkuar që kjo ojq të institucionalizohet dhe t’i krijohen kushte për dislokim nga Skenderaj në Prishtinë.

Ai ka treguar edhe për aktivitetet që bënë kjo ojq.

“Ne punojmë në hartimin e padive për qytetarët e Kosovës. Qe 12 vite Gjyqësori ynë po abuzon me ligje. Po veprojnë gabimisht s’po zbatojnë ligjin. Gjykatat tona mjerisht s’po zbatojmë ligjin në pjesën kur kanë kompetenca. Po shkelet Liria e të Drejtave të Njeriut andaj propozojmë që të institucionalizohet organizata jonë. Kërkojmë krijimin e kushteve për dislokim të selisë nga Skenderaj në Prishtinë dhe për tu zgjeruar”, tha ai

Ndërsa,  Duda Balje tha se dy rastet ai i Veton Elshanit dhe Jahir Bejtës nga OJQ “Zëri i Popullit” u vendos të dërgohen te Avokati i Popullit.

Të ngjashme