Në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës është paraparë të shqyrtohen edhe tri marrëveshje ndërkombëtare.
Përveç debatit parlamentar në lidhje me Raportin për vendin si dhe shqyrtimin e Raportit vjetor të Autoritetit të Aviacionit Civil, Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, propozoi tri marrëveshje, të cilat po ashtu do përfshihen në rend dite.
Ndërsa, sipas njoftimit të Kuvendit, në rend dite do jetë shqyrtimi i Projektligjit për anti dopingun, projektligjit për Bujqësi dhe zhvillim rural, atij për Parandalimin dhe kontrollin e integruar të ndotjes di dhe për Zhvillimin Rajonal të Balancuar.