Ekonomia Online
FUNDIT

Në rikthim të basketbollit, Trepça synon ta konfirmojë vendin në elitë

Në rikthim të basketbollit, Trepça synon ta konfirmojë vendin në elitë

Ndeshja ndërmjet AS Prishtinës dhe Trepçës do të shënojë rikthimin e basketbollit në Kosovë. Gara e basketbollit kthehet pas plot shtatë muajve. FBK-ja kishte ndërprerë garat për shkak të përhapjes së koronavirusit dhe nuk i vazhdoi ato. FBK-ja në fakt ishte federata e vetme e sporteve kolektive në Kosovë që vendosi t’i ndërpresë garat e […]

Ndeshja ndërmjet AS Prishtinës dhe Trepçës do të shënojë rikthimin e basketbollit në Kosovë. Gara e basketbollit kthehet pas plot shtatë muajve. FBK-ja kishte ndërprerë garat për shkak të përhapjes së koronavirusit dhe nuk i vazhdoi ato.

FBK-ja në fakt ishte federata e vetme e sporteve kolektive në Kosovë që vendosi t’i ndërpresë garat e edicionit 2020/2021 pa shpallur kampionët. Këtë vendim Federata e Basketbollit të Kosovës e mori më 31 mars, dy javë pas pezullimit të garave pas paraqitjes së rasteve të para me COVID-19 në vend.

Ndonëse nuk ishte shpallur kampioni, tabela ishte marrë për bazë sa i takon mbetjes në elitë. Rrjedhimisht luhen edhe ndeshjet e plejautit në mes të AS Prishtinës dhe Trepçës për një vend në Superligë në edicionin e ri.

Ndeshja e parë luhet të mërkurën (sot, 17:00) në palestrën “Don Bosko” në Prishtinë, kurse ndeshja e dytë të shtunën në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.

Skuadra e Trepçës në edicionin e kaluar ishte e shtata në Superligë që i kishte nëntë skuadra gjithsej. Për bazë është marrë renditja në momentin e ndërprerjes. AS Prishtina në momentin e ndërprerjes ishte e dyta në Ligën e Parë dhe bazuar në vendim të FBK-së këto dy ekipe do të luajnë në plejaut për një vend në elitë.

Të ngjashme