Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është plagosur në Strellc të Deçanit që i njëjti më pas ka vdekur. Bëhet fjalë për Mustaf Hasanaj që ishte Drejtor i Shëndetësisë në Deçan për dy mandate.
Mëngjesi i sotëm ka qenë i kobshëm për familjen Hasanaj në Deçan, pasi Mustaf Hasanaj nuk arriti t’iu mbijetojë plagëve.
Rastin e ka konfirmuar policia e Kosovës.
Edhe në Komunën e Deçanit ky lajm ka qenë shokues.
Drejtori i Administratës Jashar Dobraj thotë se i ndjeri njihej si njeri i ndershëm dhe i urtë.
“Me keqardhje iu shprehim ngushëllime të gjithë bashkëpunëtorëve dhe qytetarëve të Komunës së Deçanit. Ka qenë një punëtorë i zëshëm, punëtorë pa fjalë, një punëtorë që askush nuk ka pasur ndonjë fjalë negative për të”.
Dobraj më tutje tregoi se Hasanaj ka qenë Drejtor i shëndetësisë në Deçan për dy mandate.
RTV Dukagjini nga burime jozyrtare tregon se i ndjeri ka kryer vetëvrasje.