Policia e Sarandës ka sekuestruar 26 kg drogë, ndërsa ka vënë në pranga edhe dy shtetas.
Policia ka ndjekur dhe ka bllokuar një automjeti tip Benz në vendin e quajtur “Ura e Çukës” Sarandë, i cili dyshohej se transportonte lëndë narkotike.
Menjëherë pas kontrollit të ushtruar në këtë automjet, në pjesën e bagazhit është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike prej 26 kilogram e dyshuar e llojit kanabis sativa.
Njoftimi/Sarandë
Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “Çuka”
Sekuestrohen 26 kilogramë kanabis sativa në një automjet.
Vihen në pranga dy shtetas
Në vijim të punës së pandërprerë për goditjen e rasteve në drejtim të fushës së narkotikëve dhe vendosjen e autorëve para përgjegjësisë penale, Strukturat e Narkotikëve pranë Komisariatit të Policisë Sarandë bashkë me Patrullën e Përgjithshme kanë bërë finalizimin e operacionit “Çuka” nëpërmjet informacioneve të marra në rrugë operative.
Në kuadër të këtij operacioni, në ndjekie e sipër u bë bllokimi i një automjeti tip Benz në vendin e quajtur “Ura e Çukës” Sarandë, i cili dyshohej se transportonte lëndë narkotike.
Menjëherë pas kontrollit të ushtruar në këtë automjet, në pjesën e bagazhit është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike prej 26 kilogram e dyshuar e llojit kanabis sativa, transmeton TCh.
Në vijim të veprimeve proceduariale, Policia ka arreatuar në flagrancë dy shtetasit që ndodheshin në mjet S.H., 47 vjeç dhe J.Xh., 30 vjeç, me banim në Ksamil, si autorë të veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.