Kuvendi i Kosovës ka ftuar deputetët e zgjedhur për të marrë pjesë në seancën e përcaktuar më 3 gusht për legjislaturën e VI-të.
Por në rend dite të seancës nuk parashihet votimi i Qeverisë.
“Janë ftuar deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës për pjesëmarrje në seancën konstituive të Legjislaturës VI, e cila do të mbahet të enjten, më 3 gusht 2017”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.
Seanca do të fillojë në orën 10:00, sipas rendit të ditës:
1. Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve,
2. Dhënia e betimit të deputetëve,
3. Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit.