Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 30 persona nga koronavirusi (COVID-19), ndërsa janë shënuar 6.254 raste të reja me këtë virus.
Deri më tani gjithsej janë hospitalizuar 5.803 persona, ndërsa numri i rasteve me COVID-19 është rritur në 110.351. Numri i vdekjeve po ashtu është rritur në 1.140.
Nga dje, 19.301 persona janë testuar, duke e çuar në 1.593.281 numrin e përgjithshëm e testeve të kryera.
Në respiratorë ndodhen 192 pacientë.