Amerikanët ua kanë mësyrë plazheve menjëherë pas lirimit të shumicës së masave për mbrojtje nga koronavirusi.
Plazhet e njohura amerikane ishin të mbushura të dielën kur u raportua se në 11 shtete numri i vdekjeve dhe të infektuarve ishte rritur. Në Florida shumica e pushuesve nuk kanë respektuar distancën sociale përkundër rekomandimeve të publikuara për të ndalur përhapjen e koronavirusit.
Presidenti Donald Trump ka promovuar idenë që Shtetet e Bashkuara po kthehen në normalitet. Gjatë javës, 11 shtete, përfshirë Nevadan, Alabaman, Minesotan e Dakotën Veriore, kanë pasur rritje të numrit të rasteve të reja me koronavirus.