Në shenjë pakënaqësie sulmoi gjyqtarin e ndeshjes, arrestohet një i dyshuar në Obiliq

Prishtinë | 06 Pri 2026 | 09:01 | Nga Ekonomia Online

Një person është arrestuar në Obiliq, pasi i njëjti dyshohet se në shenjë pakënaqësie në një ndeshje futbolli kishte sulmuar fizikisht  gjyqtarin kryesor të ndeshjes.

Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se viktima është dërguar për tretman mjekësor.

Kurse, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

Obiliq 05.04.2026-13:30.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti në shenjë pakënaqësie në një ndeshje futbolli kishte sulmuar fizikisht  gjyqtarin kryesor të ndeshjes viktimën m/k. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme