Pa u bërë një muaj nga nisja e furnizimit me kifle të nxënësve në shkollat e Prizrenit, dalin fotografi shqetësuese.
Një qytetar ka dërguar një fotografi të një kifleje të mykur me të cilën nxënësi është shërbyer sot në shkollën “Emin Duraku” të qytetit.
“Fëmija gjysmën e kifles së mykur e ka ngrënë në shkollë…Kur e shohin prindërit tmerrohen”, shkruan PrizreniSot.