Hezitimi në të folur është i zakonshëm tek fëmijët. Por, kur ky vazhdon, atëherë kemi një problem të belbëzimit.
Specialistët e kësaj fushe si mjeke, psikologë, logopedistë mendojnë se faktorët që mund të ndikojnë në shfaqjen e belbëzimit mund të jenë të shumtë dhe të ndryshëm.
Disa fëmijë kanë probleme në artikulim e disa të tjerë vështirësi me shprehjen e gjuhës, me vendosjen e mendimeve në fjali ose si rezultat i fjalorëve të tyre.
Belbëzimi ose ndryshe siç thotë mjeku logoped, Erges Eskiu, vihet re tek fëmijët gjatë moshës 2-5 vjeç, pikërisht në periudhën kur truri i fëmijës zhvillohet shpejt dhe arrin, njëkohësisht, të kuptojë dhe të mendojë shpejt.
Specialistët e kësaj fushe si mjeke, psikologë, logopedistë mendojnë se faktorët që mund të ndikojnë në shfaqjen e belbëzimit mund të jenë të shumtë dhe të ndryshëm.
Eskiu, na tregon shkaqet që çojnë fëmijët në përdorimin e belbëzimit, si duhet kuruar dhe shumë informacione të tjera.
Sipas Eskiut, në Shqipëri rreth 1% e popullsisë përdorin belbëzimin.