Gjashtë persona kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa janë konfirmuar 1562 raste të reja me virusin.
Infektimet e reja kanë dalë nga 5779 testime që janë kryer, nga ku janë konfirmuar edhe 1642 qytetarë të shëruar. Që prej fillimit të pandemisë në vend janë regjistruar 225,835 raste shërimi nga COVID.
Në Shqipëri janë aktualisht 23,419 të infektuar me COVID-19. 127 persona janë të shtruar në spital, 9 prej të cilëve ndodhen në gjendje më të rënduar shëndetësore.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, si edhe të zbatojnë masat kundër COVID.
Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit. Kjo vlen edhe për fëmijët mbi 12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.
Statistika për datën 26 janar 2022 nga Ministria e Shëndetësisë
Raste të reja ditore 1562
Të shëruar në 24 orë 1642
Të shtruar në spitale 127
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 5779
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
nga TaboolaRekomanduarMund t’ju interesojnë
Nuk do ta besoni kush i shkakton rrudhat, flet dermatologia me shumë vite eksperiencë
Iuvenis
The Elephant Who Dug A Hole For 11 Hours Finally Pulls Out Something No One Expected
Sizzlfy
The Ingenious Reason You See Red Balls on Power Lines
Home Tricks
Tiranë 10896
Fier 1902
Shkodër 1861
Elbasan 1514
Vlorë 1419
Durrës 1338
Gjirokastër 1241
Korçë 937
Berat 925
Lezhë 824
Kukës 305
Dibër 257
COVID-19