Tiranë, 5 qershor – Zgjerimi i aktivitetit ekonomik vitet e fundit ka ecur paralelisht edhe me rritjen e angazhimit të grave në drejtimin e bizneseve të ndryshme.
Instituti i statistikave bën të ditur se, në fund të vitit 2018, gratë menaxhuan 25,7 % të ndërmarrjeve aktive gjithsej në vendin tonë.
Të ndara sipas strukturës në rrethe, rezulton se në Tiranë është numri më i lartë i grave që menaxhojnë bizneset, më pas vijnë bashkitë e tjera si Durrësi, Fieri etj.
Sipas INSTAT në ndërmarrjet aktive që operojnë në bashkinë e Tiranës, gratë menaxhojnë 33,2 % të tyre.
Ndërmarrjet e drejtuara nga gratë janë kryesisht ndërmarrje me 1- 4 të punësuar, të cilat zënë 91,2 % të numrit të përgjithshëm të ndërmarrjeve të drejtuara nga gratë.
Ndërsa në ndërmarrjet me 50 e më shumë të punësuar, gratë drejtojnë 19,6 % të ndërmarrjeve/ATSH.