Në Shqipëri kanë mbërritur edhe mbi 32 mijë doza të vaksinës Pfizer, duke e çuar numri në përgjithshëm në mbi 1.6 milionë.
Këtë lajm e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, i cili ka njoftuar se vaksinimi +18 është i hapur deri të dielën.
“32,760 doza të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke çuar në 1,611,550 sasinë e vaksinave anticovid të mbërritura në vend. Vijojmë çdo ditë pa u ndalur me vaksinimin e hapur +18 vjeç, deri të dielën, në çdo qendër vaksinimi në vend”, ka shkruar Rama në statusin e tij në Facebook.