Në Shqipëri sonte përmes një parulle po nderohet edhe heroi i ri i kombit, Afrim Bunjaku

Prishtinë | 12 Tet 2023 | 18:52 | Nga Ekonomia Online

Tifozët Kuq e Zi tashmë kanë nisur marshimin e tyre drejt stadiumit “Air Albania”.

Shqipëria ndeshet me Republikën Çeke me fillim nga ora 20:45 në një ndeshje tejet të rëndësishme për kualifikim në Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm.

“Kosova është zemra e Shqipërisë”, ishte njëra nga këngët nga e tifozëve të shumtë rrugëve të Tiranës.

E gjithashtu u nderua edhe heroi më i ri i Kosovës, polici Afrim Bunjaku, i cili u vra nga terroristët serbë në veri të vendit.

“Lavdi Afrim Bunjaku, dëshmori më i ri i kombit”, shkruhej në një baner, ku ishte vendosur edhe një fotografi e tij.

Të ngjashme