Në Shqipëri sot mot i vranët dhe me shi

Prishtinë | 27 Maj 2019 | 09:14 | Nga Ekonomia Online

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti për ditën e sotme parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura.

Parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në të gjithë territorin të cilat në mesdite fitojnë intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave. Më pas gradualisht prej orëve të pasdites, moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare më tepër të theksuara në relievet malore.

Parashikohet mjegullinë përgjatë zonave luginore dhe malore. Era do të fryjë me drejtim Juglindje – Verilindje 1-15m/sek, kryesisht në bregdet. Valëzimi i forcës 1-2.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme